Peshkonin me korent në liqenin e Shkodrës, dy të proceduar

schedule15:30 - 29 Shtator, 2023

schedule 15:30 - 29 Shtator, 2023

Dy persona janë proceduar penalisht pasi u kapën duke peshkuar me mjete të paligjshme në liqenin e Shkodrës. Sipas policisë, ata u kapën duke peshkuar me këta mekanizma, të cilët përveçse dëmtojnë florën dhe faunën liqenore, rrezikojnë jetën e përdoruesve të tyre, për shkak të rrymës elektrike në ujë.

Po ashtu është sekuestruar një mjet lundrues dhe mekanizmat elektrikë, që përdoreshin për peshkim nga ana e tyre. Po ashtu  dy javë më parë janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, të cilët po kryenin peshkim me mjete të paligjshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!