Peshkatarët marrin portin e tyre të ri

schedule15:20 - 8 Shkurt, 2019

schedule 15:20 - 8 Shkurt, 2019

Pas shumë përpjekjesh, peshkatarët e Durrësit do të kenë portin e tyre të ri. Por ky investim do të jetë gati pas disa ndërhyrjesh, pasi hapësira ende nuk është e mjaftueshme për ankorimin e të gjitha anijeve.

Pas shumë vitesh përpjekje të vazhdueshme, zyrtarisht Organizata e Menaxhim Peshkimit në Durrës ka marrë në dorëzim asetet e portit të ri dhe tashmë do të jetë ajo që do ta menaxhojë atë. Dorëzimi i portit mbahej peng prej kohës nga Minsitria e Bujqësisë, duke u krijuar një sërë probleme flotës se peshkimit, drejtuesit e të cilëve nuk kishin asnjë kopetencë veprimi.

“Është një impenjim akoma më i madh i joni që peshkimin e Durrësit ta bëjmë me të vërtetë një peshkim model. Porti do të na japë mundësinë për një aktivitet më të organizuar”, tha Besim Troplini.

Pas marrjes në dorëzim porti i ri i peshkimit do të ketë ndërhyrje në të ardhmen për modifikimin e bankinave në mënyrë që të ankorohen më shumë anije peshkimi se aktualisht. Troplini tha se për këtë çështje po bisedohet me Ministrinë e Bujqësisë, pasi hapësira aktuale mbetet e pamjaftueshme për ankorimin e të gjithë peshkarexhave.

“Tani jemi në bashkëpunim me kooperacione italiane për të realizuar një projekt për bërjen të shfrytëzueshme bankinat ekzikstuese duke heq gurët dhe dallgëthyesin ta bëjmë të shfrytëzueshme për të ankoruar anijet”, tha ai.

Aktualisht në portin e ri të peshkimit ankorohen 80 anije, ndërsa 20 të tjera, sipas një marrëveshje me autoritetin portual, do të vazhdojnë të qëndrojnë tek kalata e vjetër tek ish-kantieri detar. Organizata e menaxhim-peshkimit gjjthashtu po punon për të vënë në funksion markatën e peshkut brenda mjediseve të reja si dhe furnizimin e anijeve me karburant nga depozitat që gjenden brenda portit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!