Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News u diskutua për programin dhe premtimet e partive politike dhe se sa përputhen këto me realitetin ekonomik aktual.
Gjatë intervistës në studio, analisti dhe konsulenti fiskal Eduart Gjokutaj u shpreh se në kohët e sotme nevoja për shpenzime është e madhe, por sipas tij buxheti është në një drejtim të kundërt me atë të qytetarit. Sipas tij, premtimet që bëhen duhet të jenë në sinkron me programet buxhetore.
“Shumë pak nga ato premtimet në momentin që bëhen qeverisjet nuk përfshihet dhe nga ajo çfarë duket. Unë do të quaja premtim real atë që do të ishte në sinkron me programet buxhetore. Nga ana tjetër edhe mobilizimi i burimeve, mënyra se si krijon ambientin pasi duke e kthyer në formë shakaje, duhen sinkronizuar me atë që ka nevojë reale vendi. Ndërsa qeverisja ikën me programet e saj, presioni social, jo vetëm për të rinjtë, por edhe strukturimi i ekonomisë…Jetojmë në kohërat ku nevoja për shpenzime është e madhe, pra buxheti ikën nga një drejtim dhe qytetarët në një drejtim tjetër”, tha ai.
Nga ana e saj Teuta Nuna, analiste ekonomie tha se shifrat gjatë fushatave elektorale i përkasin vetëm fushatave elektorale, dhe se më pas mbeten premtime të parealizueshme.
“Shifrat i përkasin një fushate elektorale, pasi nëse do flasim për shifra të realizueshme do të flasim për rezultatin final. Prandaj edhe premtimet mbeten të parealizueshme. Partitë që synojnë të arrijnë pushtetit duhet të deklarojnë, supozojmë se do të ulen x taksë. Pra të gjitha premtimet sa kohë nuk janë të argumentuara ngelen premtimet elektorale”, tha ai.
/abcnews.al/