Pesë të dyshuar për koronavirus në Shqipëri pas udhëtimit në Kinë, dalin rezultatet e analizave

schedule14:08 - 7 Shkurt, 2020

schedule 14:08 - 7 Shkurt, 2020

Pesë persona të kthyer nga Kina pak ditë më parë në Shqipëri u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, pas dyshimeve se mund të ishin prekur nga koronavirusi. Instituti i Shëndetit Publik deklaron pasi janë bërë analizat dhe këto raste kanë rezultuar negative.

Konfirmimi vjen nga shefja e Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë Najada Çomo gjatë mbledhjes së tretë publike të Task-Forcës se specialistëve. Ajo u shpreh se “janë menaxhuar me sukses pesë raste të dyshuara që kanë patur një histori udhëtimi në Kinë, nga të cilat dy kanë rezultuar grip dhe asnjëri nuk ka patur koronavirus”.

Nëse më parë diagnoza për koronavirusin kinez duhet të konfirmohej në laboratorë jashtë vendit brenda javës së dytë të shkurtit ajo mundësohet në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Në pikat kufitare detare, ajrore dhe tokësore sipas Minsitrisë së Shëndetësisë janë kontrolluar mbi 100 shtetas shqiptarë dhe të huaj që kanë udhëtuar nga Kina drejt vendit tonë dhe nuk janë konstatur probleme shëndetësore në lidhje koronavirusin e ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!