Pesë të arrestuar në Mirditë dhe Lezhë, iu gjetën armë dhe drogë

schedule10:31 - 15 Nëntor, 2018

schedule 10:31 - 15 Nëntor, 2018

Dy persona u ndaluan nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën armë dhe drogë, ndërsa 3 të tjere që ishin në kërkim u vunë në pranga. Të arrestuarit janë Arjan Lleshaj, 23 vjeç dhe Florenc Sefgjini, 36 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël kannabis sativa.

Në një operacion tjetër të policisë së Lezhës është arrestuar edhe Fatmir Çupi pasi ka rrëzuar lirimin me kusht dhe Arben Turku, 41 vjeç i dënuar për veprën penale ” Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur nga forcat policore të Kurbinit. Në pranga ka përfunduar edhe një 52 vjeçar i cili ishte me masë sigurie arrest me burg për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Bloë Mini” dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”

– Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje. Vepra penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”

Gjithashtu, falë një pune operative dhe profesionale të mirëorganizuar, u ndaluan shtetasit në kërkim:

– Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi  Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale ” Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes” dhe ” Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit” . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

– Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi  Gjykata e Tiranës me vendimin Nr. 3310 datë 05.10.2018 e ka dënuar  për veprën penale ” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  nga forcat policore të Kurbinit.

– Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin  ka caktuar  ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike”

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!