Pesë të arrestuar në Elbasan, policia jep detajet

schedule17:36 - 6 Maj, 2021

schedule 17:36 - 6 Maj, 2021

Policia e Elbasanit ka arrestuar gjatë orëve të fundit pesë persona. Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i  policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Q., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë gjahu që e mbante pa leje e organeve kompetente dhe 5 bajoneta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. L., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka kanosur me një send të fortë, shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Elbasan;

-T. T., 61 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente;

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u kap dhe u ndalua shtetasi B. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al