Pas kritikave të fundit të Tom Cruise, thuhet se pati shumë tension muajt e fundit në sheshxhirim.
LEXO EDHE: Tom Cruise nxehet keq gjatë xhirimeve dhe i kthehet punonjësve: Do të zhdukeni
Së fundmi, pesë anëtarë të stafit të filmit “Mission Impossible” kanë dhënë dorëheqjen, pasi aktori i kritikoi për shkak të thyerjes së rregullave të Covid-19.
Sipas një burimi i cili foli për “The Sun”, ka pasur shumë tension muajt e fundit në sheshxhirim.
“Që kur u bë publik lajmi se Tom Cruise i ka bërtitur stafit, shumë prej tyre janë larguar. Tom është i nxehur për faktin se stafi nuk po e merr seriozisht punën”, shprehet burimi.
Më tej ka treguar se aktori nuk dëshiron që prodhimi i filmit të shtyhet më tej, pas vonesave që kanë ndodhur deri tani për shkak të pandemisë. Aktualisht filmi po xhirohet në Londër. l.k/abcnews.al