Pesë orët e sulmit iranian, Çupi: Rrezik për shpërthim të një konflikti tjetër rajonal

schedule13:41 - 14 Prill, 2024

schedule 13:41 - 14 Prill, 2024

Analisti Frrok Çupi në një lihej të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News foli për sulmin iranian në Izrael.

Teksa analizoi pesë orët e sulmit iranian ndaj Izraelit, Çupi tha se ka rrezik për shpërthim të një konflikti tjetër rajonal.

Duket sikur gjërat do vazhdojnë, lufta do jetë e pandërprerë, duke u bazuar tek këshilltari i Izraelit. Irani kërcënon se nëse sulmohet sërish, përgjigja e tij do të jetë më e fortë. Mbrëmja e djeshme ishte një ngjarje dramatikë, pasi është rrezik për shpërthimin e një konflikti tjetër.

Ngjarja ishte thuajse e pritshme nga Izraeli. SHBA paralajmëroi Iranin që të mos guxonte të sulmonte, por megjithatë Irani sulmoi. Irani sulmoi nga disa pika, shtete. Mund të themi që ka tentuar të godasë disa pika vetë Izraelin por ka qenë e pamundur.“, tha analisti.

Sakaq u ndal te roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku tha se qëllimi i tyre është që të mos sulmohet Izraeli.

Kjo ngjarja paraqet rrezik, OKB po bën thirrje për qetësi, pasi mund të shkaktojë një fatkeqësi botërore. Joe Biden ashtu si politika amerikane ka deklaruar se është në mbrojtje të Izraelit. Diplomacia amerikane po ashtu nuk e ka mbështetur sulmet i Izraelit në Gaza. Deri më tani nuk kemi të bëjë me një sulm të Izraelit ndaj Iranit, por mund edhe të ndodhë. Nëse Izraeli sulmon Iranin, SHBA ka thënë se nuk do të jetë pjesë e kësaj lufte”, përfundoi Çupi.