Gjatë pesë orëve protestë në qytetin e Korçës studentët arritën të bllokonin dy rrugët nacionale, atë të Korçë-Pogradec dhe Korçë–Kapshticë. Nuk pati incidente, por lëvizja e mjeteve u pengua për afro një orë.
Më pas studentët u informuan për presionet në gjimnaze dhe protestuan para shkollave duke denoncuar hapur mësuesit që penguan nxënësit të protestonin bashkëme ta.
Studentët e Korçës ishin të parët këtë të mërkurë që nisën protestën para godinës së Universistetit për të marshuar më pas drejt bulevardit “Republika”. Më herët drejt Tiranës ishin nisur dy autobusë me studentë që do të qëndrojnë në protestën e kryeqytetit./abcnews.al