Pesë këshilla të thjeshta si të mbrohemi nga koronavirusi

schedule09:20 - 29 Janar, 2020

schedule 09:20 - 29 Janar, 2020

Virusi vdekjeprurës i përhapur në Kinë e ka çuar deri tani në 132 numrin e viktimave, ndërsa mbi 4500 të tjerë janë raportuar të infektuar.

Aeroportet e shteteve europiane dhe ato në SHBA, të cilat kanë linja direkte fluturimi me Kinën, kanë filluar kontrollin e pasagjerëve kinezë të cilët vijnë nga provincat e prekura nga virusi.

Virusi kaq i rrezikshëm ka simptomat e një gripi dhe shenjat e infektimit përfshijnë probleme me frymëmarrje, ethe, kollë dhe probleme në frymëmarrje.

Departamenti i Shëndetit në Kanada ka shpërndarë disa këshilla që mund t’i vijnë në ndihmë kujtdo për t’u ruajtur nga koronavirusi.

1.Konsumoni sa më shumë lëngje

Mos e lini membranën e fytit tuaj të thahet, sepse kështu virusi mund ta pushtojë trupin brenda 10 minutash.

2.Mbani me vete ujë

Të rriturit duhet të konsumojnë 50-80 ml ujë të vakët, ndërsa fëmijët 30-50 ml. Gjithashtu, mbani gjithmonë ujë me vete për t’u hidratuar.

3.Shmangni vendet me shumë njerëz

Mundohuni të evitoni vendet me shumë njerëz të paktën deri në muajin mars dhe vendosni maska kur udhëtoni me transport publik.

4.Shmangni ushqimet e skuqura dhe pikantet

Mundohuni që gjatë kësaj kohe të ushqeheni sa më shëndetshëm.

5.Konsumoni lëngje që përmbajnë vitaminën C

Sigurohuni që lëngjet që konsumoni të kenë në përmbajtje vitaminën C, e cila është një plus për shëndetin tuaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!