Pesë herë në të gjithë historinë, kapet “Breshka Fluturuese” në Vlorë

schedule09:28 - 20 Shkurt, 2020

schedule 09:28 - 20 Shkurt, 2020

Në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës ka rënë një tjetër specie e rrallë.

Siç raporton për abcnews.al gazetari Elton Nika, kur kanë tërhequr rrjetet, peshkatarët kanë hasur një breshkë të rrallë, e cila sipas tyre është rastisur vetëm pesë herë në të gjithë historinë.

Bëhet fjalë për “Breshkën Fluturuese”, një specie e rrallë në llojin e saj.

Quhet e tillë pasi kur nxirret nga deti ajo përplas këmbët si të ishin flatra, ndërsa dallohet për stilin e veçantë të notit.

Breshka mbi shpinë ka pasur parazitë detit të cilët e bëjnë të humbasi drejtimin dhe të dalë në ujërat tona dhe më pas në cektinë.

Peshkatarët e Vlorës ia kanë pastruar parazitët për ta hedhur sërish në det. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!