Kërkimet dhe studimet e 5-vjeçarit të fundit në arkeologji faktojnë se Komani është zemra e qytetërimit arbnorë. Të dhënat e fundit mbi zonat arkeologjike në Shqipëri e Ballkan nga 133 arkeologë ndërkombëtare janë përmbledhur në botimin “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet”.
Komani mbetet një prej zonave më të veçanta të viteve të fundit në fushën e gërmimeve dhe studimeve arkeologjike të kryera në këtë zonë. Tashmë është e dëshmuar me fakte se këtu janë edhe rrënjët e Arbërit, këtë e konfirmon edhe arkeologu dhe drejtori i Institutit të Arkeologjisë Luan Përzhita.
Kjo periudhë po kërkohet edhe në qendra të tjera thekson, Përzhita. Kërkimi arkeologjik në territorin shqiptar dhe atë ballkanik, është përmbledhur në revistën “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet”, e cila botohet një herë në 5 vite dhe ku janë të dëshmuara risitë dhe objektet e zbuluara. Ky botim është në 3 gjuhë italisht, anglisht dhe frëngjisht.
Në konferencën shkencore kanë marrë pjesë rreth 133 studiues nga gjithë bota , për herë të parë konferenca ndërkombëtare u zhvillua në Shqipëri dhe jashtë territorit të Francës prej ku mbahet prej më shumë se një dekadë. Studimet përfshijnë periudhat e hershem, duke vazhduar në mesjetë dhe periudhën e Bizantit./abcnews.al