Përzgjidhet për Euro 2020, arbitrja franceze vendos rekordin e radhës

schedule19:36 - 21 Prill, 2021

schedule 19:36 - 21 Prill, 2021

Stephanie Frappart ka vendosur një tjetër rekord. Arbitrja franceze, dhjetorin e kaluar u bë e para femër që gjykon një ndeshje të Champions League (Juventus-Dynao Kyiv).

37-vjeçarja është bërë zyrtarisht pjesë e ekipit të gjyqtarëve të Euro 2020, kompeticion që nis më datë 11 qershor me përballjen Itali-Turqi, që do të luhet në “Olimpico” të Romës.

Frappart do të jetë gjyqtarja e parë femër në historinë e Europianëve. Kujtojmë që ajo ishte arbitrja e parë në finalen e Superkupës së Europës midis Bayern-Munchen dhe Sevilla (2020), që u fitua nga rekordmenët gjermanë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!