Në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës u zhvillua këtë të hënë procedura e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të zhvillojë veprimtarinë e tij përgjatë vitit 2025.
Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED përkatësisht:
Marjana Semini – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Ilir Toska – Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Sokol Sadushi – Gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Alma Muça – Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
Fuat Vjerdha – Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
Enkela Vlora – Gjyqtare në Gjykatat e Apelit
Irma Balli – Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Etjen Kapo – Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Nafije Hasko – Gjyqtare nga Gjykatat Administrative
Në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:
Marsida Xhaferllari – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Medi Bici – Gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Thoma Jano – Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Elvana Çiçoli – Gjyqtare në Gjykatat e Apelit
Genti Xholi – Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Bezart Kaçkni – Gjyqtar nga Gjykatat Administrative
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore./abcnews.al