Në përvjetorin e parë të sulmit terrorist të 7 tetorit, Ambasadorja Izraelite në Shqipëri Galit Peleg rrëfeu për ABC News sfidat e këtij vitit të vështirë, ndërsa vendi i saj po lufton kundër milicive në mbështetura nga Irani në të paktën dy fronte, atë të rripit të Gazës dhe gjithashtu në Jug të Libanit. Peleg u shpreh se ushtria Izraelite është përballur me sfida të njëpasnjëshme në luftën kundër Hamas. Në 1 vit luftime intensive Peleg tha se Izraeli ka arritur të eleminojë gjysmën e grupit militant, ndërsa konfirmoi se në 41 mijë viktima që janë shënuar në Gaza, më shumë se gjysma e tyre janë fatkeqësisht civilë.
“Ne nuk po luftojmë një ushtri me uniformë, pra si mund ta dime ne se kush është civil ose jo. Nëse shohim një fëmijë të vogë sigurisht ne e dime që kemi të bëjmë me një person të pafajshëm. Ne vlerësojmë se rreth 50% e të plagosurve dhe personave të vrarë nuk janë terroristë të Hamas, por këto gjëra ndodhën sepse fatkeqësisht Hamas veprin nga brenda civilëve.”
Peleg u shpreh se synimi i Izraelit nuk ka qënë kurrë vrasja e civilëve të pafajshëm palestinezë, ndërsa shtoi se vendi i saj mbështet zgjidhjen e këtij konflikti sipas një plani me dy shtete.
“Qëllimi ynë është që të krijojmë një situate ku palestinezët mund të jetojnë të çliruar, të lire dhe të përparojnë së bashku me rripin e Gazës në çështje që lidhen me sigurinë dhe kufinjtë. Diçka e tillë do të sillte siguri edhe për Izraelin. Ne e kemi pranuar prej vitesh një zgjidhje me dy shtete.”
Ambasadorja Izraelite në Tiranë foli edhe mbi mbështetjen që vendi i saj ka marrë nga Shqipëria përgjatë këtij viti dhe tha se Tirana Zyrtare ka zgjedhur që me udhëheqjen e saj të qëndrojë në anën e duhur të Historisë.
“Përgjatë të gjithë kësaj kohe Shqipëria vijon të jetë ajo që unë e quaj një rreze drite në errësirën e njerëzimit. Kështu ka qenë edhe 85 vite më parë gjatë Holokaustit. I vetmi lider në Kombet e Bashkuara që doli me këtë shenjë që simbolizon kthimin e pengjeve në Shtëpi ishte Kryeministri Edi Rama, përveç kryeministrit tone Benjamin Netanyahut. Ai bëri thirrje që pengjet të lirohen menjëherë. Ai i krahasoi militantët e Hamas me Nazistët. Kur ndodhi 7 tetori i thashë Kryeministrit Rama, Presidentit Bega dhe Ministrit të Jashtëm Hasani se në këto ditë dua të jem me njerëzit e mi në Izrael. Por nëse nuk mund të jem në Izrael, vendi i dytë më I mire ku mund të jem, për mua është Shqipëria./abcnews.al