Denis Bizhga është kitarist, pedagog dhe organizator i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës Fesivalit.
I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ai ka rrëfyer se si nisi rrugëtimi i tij me instrumentin e bukur të kitarës. Denisi tregoi se gjithçka ka filluar që në moshë të vogël dhe ndryshe nga të tjerët, ka pasur një memorie për të përvetësuar çdo melodi që luhej nga mësuesit e tij.
“Kitarën e kam filluar shumë herët, kam qene ne klasën e pestë, 10-11 vjeç mendoj dhe u pranova në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’, degën e kitares klasike dhe që në atë moment mendoj ka filluar rrugëtimi i bukur me këtë kitare klasike.
Një gjë që mbaj mend shumë mirë është që kisha një aftësi, që në momentin kur dëgjoja një vepër a një pjesë të luajtur nga mësuesit e mi e përvetësoja menjëherë melodinë. Pra, kisha një memorie për të luajtur një melodi dhe nëse në momentin e parë mund të ishte pak më e vështirë, e përthithja”, u shpreh Denisi./abcnews.al