Përvetësoi pagesat e dritave të një qytetari, e pëson ish-punonjësi i postës në Fier

schedule12:37 - 5 Mars, 2024

schedule 12:37 - 5 Mars, 2024

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ndaj një ish-punonjësi të Postës Shqiptare.

I dyshuari mendohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë të ketë përvetësuar një shumë parash. Bëhet falë për pagesat e kryera nga një 46-vjeçar për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për një 46-vjeçar, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike).”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!