Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përurohet terminali i gazit të lëngshëm në Greqi, Mitsotakis: Do mundësojë shkëputjen nga gazi rus

schedule14:05 - 3 Maj, 2022

schedule 14:05 - 3 Maj, 2022

Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis , këtë të martë ka folur në lidhje me projektin e ri të gazit që pi ndërtohet në Aleksandropolis. Mitsotakis në fjalën e tij është shprehur se një projekt i tillë di të bëjë të mundur shkëputjen e gazit natyror rus gjatë aktivitetit për fillimin zyrtar të zbatimit të terminalit lundrues të magazinimit dhe gazifikimit LNG (FSRU) në Aleksandropolis .

Mediat greke bëjnë me dije se Mitsotakis u shpreh se Gadishulli Ballkanik mund të ketë vendin e tij në tranzicionin energjetik të të gjithë Epirit.

Projekti në Aleksandropolis është një portë e re energjetike dhe një fener që dërgon një sinjal të dyfishtë: me përfundimin e tij së shpejti do të jemi në gjendje të heqim qafe gazin që vjen nga burimet ruse dhe vendet tona të marrin një rol të përbashkët në hartën e re të energjisë. Stacionet greke të LNG janë në gjendje të mbulojnë tregun grek, por edhe të zëvendësojnë një pjesë të konsiderueshme të gazit rus ”, theksoi kryeministri.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Nga ana e tij, kryeministri bullgar foli për një ditë historike për Bullgarinë dhe Greqinë, gjatë së cilës po bëhet një hap i rëndësishëm për pavarësinë energjetike të dy vendeve.

Presidenti i Këshillit Evropian theksoi se ne duhet të demonstrojmë sovranitetin tonë evropian dhe të arrijmë pavarësinë energjetike. “Ky projekt është një moment historik në zhvillimin energjetik të Evropës,” tha ai.

Presidenti serb, Vucic, ka thënë se ndërtimi i një terminali të LNG-(Gazit të lëngshëm) është i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin.

“Në fillim isha mjaft skeptik, po pyesja nëse mund të ndodhte një gjë e tillë, por tani dua të them se jam mirënjohës, sepse me këtë projekt do të mund të sigurojmë sasi të konsiderueshme të gazit natyror “, është shprehur Vuçiç.

Vuçiç tutje ka thënë se Serbia duhet të ndërtojë sisteme për lidhje me Bullgarinë, sepse sipas tij kështu mund të pranojë sasi të mëdha gazi të lëngshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!