Përurohet tek “Zogu i Zi” vepra e artistit, Helidon Xhixha

schedule16:14 - 15 Tetor, 2018

schedule 16:14 - 15 Tetor, 2018

Një tjetër vepër arti i shtohet Tiranës. Bëhet fjalë për “Cosmic S” nga autori Helidon Xhixha, e vendosur tek Zogu i Zi.

Dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme.  “Cosmic S” tashmë do të qëndrojë në lulishten e rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës. Artisti Helidon Xhixha e ideoi dhe e realizoi si shprehje të trasformimit që po pëson kryeqyteti.

“Përket kulturës, arkitekturës, nivelit urbanistik, sportiv, për gjithë vendin Tiranë është një nga shembujt më të rëndësishëm”, u shpreh Xhixha.

Vepra e artit u përurua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dheministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Të jemi shumë mirënjohës! Ai sot është një nga artistët më të çmuar, veprat e tij kushtojnë miliona euro, por i kushtoi 3 muaj të jetës së tij krijimit të një kryevepre për Tiranën tonë, që vjen si simbolikë e fuqishme e transformimit të Tiranës, S-ja kozmike”, tha Veliaj.

“Arti nuk mund të jetë vetëm produkt i institucioneve dhe brenda katër mureve, por ka rëndësi nxjerrja jashtë e veprave artistike, në nyje të tilla si hyrja e Tiranës. Së dyti, ka rëndësi për edukimin e të gjithë brezave, edhe atyre që lindin sot”, tha ndërkohë ministrja e Kulturës.

Ndërkohë kryetari i bashkisë bëri të ditur se shumë shpejt do të nisin punimet edhe në një tjetër rrethrrotullim, atë tek “Shqiponja”. Ndërhyrja do të mundësojë një shpërndarje më të mirë të lëvizjes së mjeteve që hyjnë dhe dalin nga qyteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!