Kryeministri Edi Rama ka bërë falenderimet e tija pas përurimit të Piramidës së transformuar të Tiranës. Ai ka deklaruar se janë mjaft të të gatshëm të vazhdojmë të bëjmë projekte të tjera.
Sakaq, Rama ka theksuar se tashmë Shqipëria nuk është më një vend në depresion, por shumë i lumtur.
“Dua te falënderoj gjithashtu Fondacionin Amerikano-Shqiptar, Markun, Martinin e të gjithë bordin që na shoqërojnë. Ata janë vërtetë të shkëlqyer në ndarjen e faturës dhe për të paguar më pak se ne, por duke patur fizibilitet më shumë se ne, kështu që po mësoj nga ata se si e bëjnë një gjë të tillë, por jemi vërtetë shumë të lumtur me këtë partneritet dhe jemi mjaft të gatshëm te vazhdojmë dhe të bëjmë projekte të tjera.
Dua po kështu të falënderoj Federikën që u kthye me Kolegjin e Europës dhe me hirin e saj që ndihmon gjithmonë për të ngritur vendin dhe ne nuk jemi më në depresion por sërish jemi shumë të lumtur që të na ngrenë lart.
Dua të falënderoj Albinin dhe Dimitrin që në fakt na ndihmuan, rezistuan pas një dite shumë të gjatë që ishin me ne në këtë përurim dhe dua të falënderoj të gjithë ju që erdhët këtu sonte dhe jam i sigurtë që duke ikur prej jush tani, ju lë në duart më të mira të Erionit dhe të Markut dhe jam i sigurt që çdo gjë që Erioni dhe Marku do t’ju ofrojnë në këtë pjesë të fundit të ceremonisë, do të jetë përjetimi nga brenda i Piramidës dhe nga jashtë. Çdo gjë që ata mund të mos ju tregojnë mund të ndihmojë Vini dhe Majku kështu që jam i sigurt që nuk do t’ju marr malli dhe me bindjen që nuk do t’ju mungoj, ju uroj një vazhdim të mbarë të pjesës së fundit të mbrëmjes dhe ju kërkoj ndjesë që më duhet të vrapoj që të gjunjëzohem para Hirësisë së tij.”, tha ai./abcnews.al