“Përtej detit”, detaje nga libri dygjuhësh që bashkon kulturën shqiptare dhe italiane

schedule09:26 - 4 Korrik, 2023

schedule 09:26 - 4 Korrik, 2023

“Përtej detit” është libri dygjuhësh me poezi në shqip dhe italisht, i shkruar nga poetja Francesca Gallello dhe poeti Nikollë Leka, i përkthyer nga Valbona Jakova.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se si erdhi ky bashkëpunim mes tyre, duke theksuar se kur flitet për ndjenjat, dashuria është e njëjtë kudo/

Sakaq, Valbona ka thënë se ky bashkëpunim është edhe një shkëmbim mentaliteti mes të dyja palëve.

Unë jam gjithmonë e mendimit që projektet e mëdha lindin nga bashkëpunimi midis njerëzve që kanë dëshirë të ndajnë bashkë këtë projekt, një projekt që përmban brenda atë gëzimin e njohjes të një gjuhe tjetër. Në sfond duket gjithmonë një arritje e re që realizohet në bazë të një mendimi shumë të drejtë, që unë po përballem me një gjuhë tjetër, unë po përballem me një mënyrë të të shkruari tjetër nga ajo shqiptarja, unë po përballem me një mentalitet tjetër dhe të dy, ata do të marrin nga ne dhe unë do të marr prej tyre”, tha ajo.

Poeti është një qenie e veçantë dhe poezia i vjen nga brenda, i vjen rrjedhshëm. Ndoshta dhe vetë poeti, nuk e di atë që i vjen për të shkruar. Kur flitet për dashurinë, kur flitet për ndjenjat, kështu në të gjitha gjuhët dashuria është e njëjtë”, u shpreh Françeska./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!