“Perspektiva e Sigurisë Kibernetike Globale 2023”, Rama ndan fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror

schedule19:02 - 18 Janar, 2023

schedule 19:02 - 18 Janar, 2023

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror që u zhvillua në Davos.

Tema për të cilën Rama foli ishte “Perspektiva e Sigurisë Kibernetik Globale 2023”, duke theksuar bashkëpunimin mes vendeve në përgjigje të kërcënimeve kibernetike.

Rama u shpreh se në rast se bota nuk mund t’i mbijetojë këtyre sulmeve nëse nuk do të ketë një koalicion të madh mes vendeve.

Kryeministri Rama ndau me të pranishmit përvojën e Shqipërisë  në përballjen me sulmin kibernetik, si dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi mes vendeve për të shfrytëzuar në mënyrën më të mirë teknologjinë dhe për të formësuar një përgjigje të përbashkët, të shpejtë dhe të suksesshme ndaj kërcënimeve kibernetike.

Postimi i Ramës:

?Davos, Zvicër – Forumi Ekonomik Botëror
“Perspektiva e Sigurisë Kibernetike Globale 2023” – bashkëpunimi mes vendeve në përgjigje të kërcënimeve kibernetike.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!