Personat që duan të marrin dozën përforcuese në Indonezi duhet të paguajnë

schedule11:48 - 11 Janar, 2022

schedule 11:48 - 11 Janar, 2022

Indonezia ka miratuar një program për vaksinimin falas të të moshuarve dhe të personave që nuk janë në gjendje që të paguajnë, sipas ministrisë së shëndetësisë së vendit. Megjithatë, vendimi që shumica e popullsisë prej 270 milionë banorësh të paguajë për t’u vaksinuar ka shkaktuar shqetësim të madh.

Qeveria e vendit është kritikuar për vendimin e programit të vaksinimit, ndërsa ende nuk ka bërë të ditur se sa do të kushtojë një dozë.

“Shtimi i një tarife për dozat përforcuese do të rrisë hezitimin për t’u vaksinuar. “Sa më shumë të kushtojë, aq më shumë njerëz do të ngurrojnë të marrin dozën e tretë.

Indonezia ka një shkallë shumë të ulët të vaksinimit  kundër koronavirusit, me vetëm 43% të popullsisë, ose rreth 117 milionë njerëz, që kanë marrë dy vaksina që nga fillimi i programit më 13 janar 2021.

/abcnews.al