Personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike, 708 mijë vaksinime kundër COVID

schedule10:07 - 22 Maj, 2021

schedule 10:07 - 22 Maj, 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se po vijon vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5,103 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 708,846 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 239,677 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!