“Personalitetet” e vitit 2017

schedule22:18 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 22:18 - 21 Dhjetor, 2017

The Mirror na paraqet disa prej personave më të pabesueshëm dhe inspirues përgjatë vitit 2017.

Fëmijë kurajozë, rekorde frymëzuese e jo vetëm. Më poshtë do t’ju njohim me “personalitetet” e 2017-s dhe historitë e tyre.

 

Gjimnastja 10 – vjeçare, Chandler King, është në rrugën e duhur për t’u bërë një yll olimpik. Ajo shpenzon 30 orë në javë për të praktikuar dhe studiuar sportin që ajo adhuron.

Levi Krystosek, 11 vjeç, ka lindur me një sindromë në lidhje me rritjen e kockave duke i shkaktuar dhimbje dhe duke e lejuar të rritet deri në një metër. Kjo formë e rrallë sëmundjeje kap vetëm një në një milion persona.

Jaydin Smart është lindur dhe rritur në botën e motorave. Vetëm katër vjeç, ai ka arritur të fitojë kompeticione dhe trofe në garat e motor krosit, madje edhe kundër konkurruesve edhe më të mëdhenj se ai.

Zoe Lush vuan nga një gjendje e rrallë, e cila do të thotë se kockat e saj janë aq delikate, saqë mund të thyhen shumë lehtë.

Lindsay Hilton nuk ka këmbët dhe duart, por kjo nuk e ka bërë që të mos ushtrohet në CrossFit dhe të mos luajë rugby.
Katie Meade është modelja e parë me sindromën Down, që ka marrë një fushatë për të treguar që “bukuria i përket të gjithëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!