Për vitin 2017, janë vrarë 65 gazetarë në të gjithë botën. Lajmi konfimohet nga organizata për lirinë e medias, Reporterët pa Kufij, që nënvizon një ulje të lehtë të numrit të viktimave krahasur me 79 gazetarët e vrarë në vitin 2016.
Së paku 65, gazetarë në të gjithë botën janë vrarë në krye të detyrës përgjatë vitit 2017, konfimimi vjen nga organizata për lirinë e medias, Reporterët Pa Kufij.
Midis viktimave ishin, 50 gazetarë profesionist, shtatë qytetarë-gazetarë dhe tetë punonjës mediash. Pesë vendet më të rrezikshme për të ushtruar profesionin e gazetarit janë Siria, Meksika, Afganistani, Iraku dhe Filipinet.
Nga gazetarët që mbeten të vrarë këtë vitë, 35 prej tyre janë vrarë në zona lufte dhe 30 jashtë këtyre zonave.
39, prej gazetarëve të vrarë janë shënjestruar për shkak të punës si gazetarë në lidhje me raportimet mbi korrupsionin politik dhe krimin e organizuar. Ndërsa, 26- gazetarët e tjerë janë vrarë duke punuar në terren nga sulmet me granata ose bomba.
ështrë alaramnte së sa shumë gazëtarë janë vrarë jashtë zonavë të luftës – dëklaroi një antëtarë ë bordit të Raporterëvë pa Kufij. Në shumë vëndë të botës përgatitësit e sulmeve mendojnë se dukë qënë të dhunshëm kundrëjt gazëtarëvë mund ti shpëtojnë problemeve dhë burgut – shtoji ajo.
Organizata theksoi se më shumë së 300 gazetarë janë të burgosur, dhë rreth gjysma e tyre në pesë shtete si Turqia, Kina, Siria, Irani dhë Vietnami.
Raporti i 2017, tregon për një uljë të lehtë të numrit të vrasjeve krahasur me 79 gazetarët e vrarë përgjatë vitit 2016./abcnews.al