SHIJAK- Gjatë një operacioni Policor në qytetin e Shijakut u zbulua një ambient i mbyllur, i cili ishte përshtatur për kultivim kanabisit.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan 180 vazo të përdorura për bimë narkotike, boçe kanabisi, llamba, ventilatorë dhe pajisje të tjera ndihmëse për kultivim.
Në pranga përfunduan katër persona, përfshirë edhe një punonjës të OSHEE-së, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Sipas policisë, veprimtaria kriminale përfshinte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe moskallëzim krimi.
Ndërkohë hetimet vijojnë për të kapur personin e shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rastit./abcnews.al


