Përshkon dhjetëra kilometra, përlotet postieri: Të moshuarit më puthin kur i çoj paratë në shtëpi

schedule10:18 - 11 Prill, 2020

schedule 10:18 - 11 Prill, 2020

Nga koha kur koronavirus mbërriti në Shqipëri, Posta Shqiptare u vendos e gjitha në shërbim të pensionistëve.

Të vendosur nën urdhër për të mos dalë nga shtëpitë e tyre, pensionistët i kanë sytë nga postierët për të marrë pagesat e tyre mujore.

ABC News ndoqi rrugëtimin e një prej postierëve që dorëzon pensionin në dyert e të moshuarve çdo ditë.

Vazhdimisht Edmondi përballet me kërkesat e pensionistëve, ndërkohë që profesionin e tij në këto kohë thotë se e bën me një dozë të shtuar humanizmi.

“Kjo është jo detyrë por është kënaqësi sepse kur shkon te shtëpia e pensionistëve mund të puthin faqet. Më ka ardhur keq për një grua që jetonte vetëm. U hodh përpjetë nga gëzimi kur i çova pensionin”.

Zgjerimi i kryeqytetit e vendos jo pak herë në vështirësi për të gjetur adresat e pensionistëve. Por misionin e tij e quan të përfunduar vetëm në kohën kur e dorëzon fizikisht pagesën mujore të pensionisti.

“Jo dorën të lutëm, nuk lejohet”.

Në kushtet kur e kanë të pamundur të dalin, të moshuarit shohin si zgjidhjen më të mirë shpërndarjen e pensioneve në banesa.

“Përpara e kam marrë vetë, sot ma sjell zotëria te dera”.

Pa asnjë mjet për të shpërndarë pagesën e radhës, Edmondi niset drejtë një tjetër adrese dhe drejtë një tjetër të moshuari që pret pagesën mujore për të plotësuar nevojat e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!