Përshkallëzohet lufta në Ukrainë, Zelensky: Armiku mund të na bombardojë sërish me raketa

schedule18:54 - 15 Nëntor, 2022

schedule 18:54 - 15 Nëntor, 2022

Që prej mesditës së sotme Ukraina është shenjëstruar nga bombardimet e raketave ruse, me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që paralajmëron se ka shumë mundësi që vendi të pëspjë sulme të reja ruse.

Megjithatë Zelensky inkrurajon popullin e vet, duke thënë se Ukraina do t’ia dalë e do të mbijetojë.

Në veçanti, Zelensky tha në total deri më tani, 85 raketa janë lëshuar kundër Ukrainës dhe se 20 të tjera pritet të godasin vendin në orët ne vijim.

“Shumica e rakletave kishin për qëllim infrastrukturën energjitike. Është e qartë se çfarë dëshiron armiku”, tha Zelensky.

Për këtë arsye ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore: U bëj thirrje të gjithëve, të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në strehimore. E di që këto sulme kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë qytete të vendit tonë. ne jemi duke punuar. Ne do të rivendosim gjithçka. Ne do të mbijetojmë”, theksoi presidenti ukrainas./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!