Përshkallëzohen protestat në Iran, Trump: Nuk mund të ketë masakër tjetër ndaj demonstruesve paqësore

schedule17:02 - 12 Janar, 2020

schedule 17:02 - 12 Janar, 2020

Përshkallëzohen protestat në Iran, pasi autoritetet morën përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e avionit ukrainas. Mediat vendase raportojnë se ndër protestuesit tepër të zemëruar kanë kërkuar rrëzimin e regjimin iranian, duke e quajtur gënjeshtare.

“Komandant i Përgjithshëm, jepni dorëheqjen“, ishin thirrjet e familjarëve të viktimave që humbën jetën nga rrëzimi i avionit, drejtuar liderit suprem Ali Kamenei.

Dëshmitarët thanë se policia përdori shkopinj dhe plumba manovër kundër demonstruesve, në disa raste duke u treguar edhe armët dhe duke i kërcënuar se do t’i vrisnin.

Nuk ka munguar edhe reagimi i presidentit amerikan Donald Trump, i cili shkroi në Twitter se Qeveria iraniane duhet t’i lejojë grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë fakte të vërteta lidhur me protestat e vazhdueshme nga populli iranian.

“Nuk mund të ketë një masakër tjetër ndaj demonstruesve paqësore dhe as mbyllje të internetit. Bota po shikon”, vijoi mesazhin Trump.

Situata u përkeqësua pas arrestimit të ambasadorit britanik në Iran, Rob Mekeir. Ai u prangos për nxitje të protestave dhe u la i lirë pas disa orësh. Gjatë marrjes në pyetje, ambasadori britanik është cituar të ketë thënë se nuk kishte marrje pjesë në asnjë protestë.

Për këtë ngjarje reagoi kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, duke shkruhur shqetësim për mosrespektimin e Konventës së Vjenës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!