Përshkallëzimi i protestës, ambasadori britanik: Palët të përmbahen

schedule14:40 - 16 Mars, 2019

schedule 14:40 - 16 Mars, 2019

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, ka reaguar përmes një postimi në Twitter për protestën e sotme dhe kërkon nga protestuesit që të distancohen nga aktet e dhunës.

 

Norman shkruan: “Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore, dhuna minon demokracinë.

Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një protesta paqësore”, përfundon ambasadori britanik, Duncan Norman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!