Një sulm jashtëzakonisht i rrallë nga një vend i NATO-s kundër një vendi tjetër të NATO-s ndodhi të enjten në veri të Sirisë, ku një avion luftarak amerikan F-16 rrëzoi një dron turk që fluturonte në zonë.
Informacionet dhe pamjet vizuale nga zona tregojnë se droni turk ishte i tipit Anka, droni më i madh (por edhe më i shtrenjtë) i forcave turke. Avioni amerikan ishte një F-16 – disa raporte fillestare thanë se ishte një F-35.
Droni turk po vepronte kundër kurdëve pranë një zone ku ndodhen forcat amerikane.