Këtë të premte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishte e pranishme ish-personazhi i ‘Përputhen’ Aristela Leka. Nisur nga mesazhet e ndjekësve të programit, Ermali e pyet nëse mes Mevlanit dhe saj kishte vërtetë një lidhje. ‘Kam pafund mesazhe në celular, po ti tregoj’, tha Ermali.
“Unë e pëlqeja vërtetë Mevlanin në fillim, por jo nuk ka. Dhe ata që na njohin nga afër të gjithë e dinë e stërdinë, nuk e di kush i nxjerr këto llafe. Realisht përveç një marrëdhenie shumë të mirë shoqërore s’kemi asgjë. Ne jemi takuar disa herë, por jo se ka pasur diçka. Ne jemi takuar kur ka kënduar ai nëpër koncerte”.
Ermali e pyet më tej e pyet nëse do bënte edhe ajo një këngë si shumë personazhe të tjerë të programit.
Ajo tha se nuk ka zë për të kënduar dhe se ka dëgjuar vetëm këngët e Mevlanit, ndërkohë ruan marrëdhënie shumë miqësore me Antonelën.
Ndër të tjera, Aristela rrëfeu se në këtë program është ndjerë për herë të parë e bullizuar, aq sa u detyrua që të bënte edhe ndërhyrje estetike.
“Për herë të parë në jetën time jam ndjerë shumë e shëndoshë vetëm në televizor. E kam vuajtur, se kisha ndjerë kurrë. Kam bërë ndërhyrje me balon dhe ishte kjo arsyeja, një ndër arsyet”./abcnews.al