Ilir Beqaj në studon e “ABC News” ka komentuar ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Deputeti i Partisë Socialiste u shpreh se barnat mund të vendosen në treg jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Lënda e parë e çdo bari sqaroi deputeti i Partisë Socialiste duhet të jetë e gjurmueshme, ndërsa shtoi se patentën do ta ketë investitori.
Keni kërkesa konkrete?
Beqaj: Jo.
Ka një grup pune të ngritur në PS për këtë?
Beqaj: Ne qeveri po, nuk jam anëtar i grupit të punës. Që nga koha që kam qenë Ministër Shëndetësie ka pasur diskutime.
Beqaj tha më tej se do të jetë një ilaç të cilën do ta japë mjeku për ta përdorur. Gjithashtu ai theksoi se është dedikuar për Industri farmaceutike.
“Për të marrë lëndën e parë të një bari duhet të gjurmosh që në farë. Ai që kultivohet në male nuk ka të njëjta parametra. Ne mund ti prodhojmë këtu dhe mjekët shqiptarë mundet të mos jenë të përgatitur për ti përdorur për pacientë shqiptarë.
Po krijojmë një oportunitet të ri ekonomik për vendin. E ka filluar Greqia, Maqedonia dhe ne duhet të jemi shumë naiv që të mos shohim se kush janë tendencat e zhvillimit ekonomik në botë”, theksoi Beqaj.
Përse nuk bë 6 vjet apo 3 vjet më parë?
Beqaj: 6 vjet më parë nuk ishte kjo kërkesë botërore, për 3 vite më parë nuk ta them dot./abcnews.al