Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Opinion”, e ka nisur emisionin me një koment për makinën me të cilën po qarkullon ditët e fundit. Rama e pranoi që makina i përket Olsi Ramës, por shtoi se, ajo është marrë në përdorim nga ai që në vitin 2009. Rama nuk kurseu komentet edhe për mediat dhe gazetarët ndërsa u shpreh se duhet të tregohen serioz.
Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala drejtuar kryeministrit u shpreh se gazetarët e fushës bëjnë verifikimet përpara se të përballen me kryeministrin.
Lala: Përpara se të përballemi me kryeministrin bëjmë verifikimet tona. Përse kryeministri i vendit tim dhe i Shqipërisë lëviz me makinën e vëllait kur ka një protokoll shtetëror?
Rama: Kryeministri i vendit tënd është i vetmi që bashkë me kryeminstrin e Kosovës lëviz me avion komercial.
Gjatë diskutimint me gazetaren Klodiana Lala kryeministri u shpreh se me protokoll kryeminstrat lëvizin me avionin e shtetit, “por unë kam bërë zgjedhje tjetër, unë biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë sepse kam problem shëndetësor me shtyllën kurrizore”, u shpreh kryeministri./abcnews.al

