Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik mes opozitës parlamentare dhe mazhorancës.
Në një komunikim për mediat Damian Gjiknuri përshëndeti risitë kushtetuese ndërsa theksoi se hapja e listave është e domosdoshme për demokracinë.
Pyetjes së gazetares së “ABC News” Esiona Konomi se përse duhet t’i besojë PD në këtë vendim, Gjiknuri deklaroi se Partia Demokratike me marrëveshjen e 5 qershorit realizoi kërkesat e saj.
Përse duhet t’ju besojë PD?
Gjiknuri: PD në marrëveshjen e 5 qershorit realizoi të gjitha kërkesat e saj.
Gjiknuri po ashtu theksoi se hapja e listave ka sfidat e saj. Ai u shpreh se është një gjë e mirë që opozita u rikthye në tryezë dhe është dakord për hapjen e listave.
“Një gjë është për tu përshëndetur që risitë kushtetuese që po shqyrtohen janë gjetur me vend edhe nga opozita jashtëparlamentare, sepse mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Mendimet e sotme nuk e pengojnë atë që kërkon opozita jashtëparlametare. Ka rëndësi që u kthye në tavolinën e negociatës. Jemi të gatshëm që t’i detajomë të gjitha rregullat edhe pse e them që hapja e listave ka sfida të mëdha nga pikëpamja e menaxhimit.
Koha nuk mund të ndalojë sa herë PD-se t’i kthehet mendja. Por ndryshimet i shkojnë Kodit. Mundësohet hapja e listave dhe çështja e koalicionit, le të zgjedhin modelet aktuale perëndimore për hapjen e listave dhe koalicionet. Kodi zgjedhor i ka mundësitë, dhe ne bashkë me opozitën, jemi të gatshëm që të detajojmë rregullat.
Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative. Ndaj duhet kujdes në mënyrën se si formohen koalicionet. Iu thamë që të gjejnë modelet të vendeve me lista të hapura dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore. Por deri tani nuk kemi gjetur. Rëndësi e madhe është hapja e listave. Dhe unë kam pasur skeptizicmin tim, se mohoj. Hapja e listave është kërkesë e gjithë pranuar”, tha Gjiknuri.