Regjisori Endri Çela sjell në një formë krejt të veçantë përrallen klasike “E bukura dhe bisha”. Ka zgjedhur gjinin e muzikalit për të argetuar jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Shfaqja vjen plot ngjyra në Teatrin e Kukullave këtë fundjavë.
Përralla klasike “E bukura dhe bisha” vjen në një me gjuhën e muzikalit në Teatrin e Kukullave, me regji të Endri Celes. Të gjithë fansat e “E Bukura dhe Bisha” e dinë se historia zhvillohet në një kështjellë të magjepsur, e mbushur me sende shtëpiake magjike, dhe këtë nuk mungojnë as në këtë koncept.
Fjala, muzika dhe lëvizja koreografike janë bërë bashkë, për të sjell në formën më dinamike mesazhet e pjesës që është triumfi i të mirës mbi të keqen.
Pas pemierës së të shtunës pjesa do të jetë edhe të dilën dhe javët në vijim në Teatrin e Kukullave. Një nga filmat më të shumëpritur të vitit 2017 “E Bukura dhe Bisha” është tashmë gati në fazën e përfundimit. Një prodhim i “Disney”./abcnews.al