Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ishte i ftuar në kanalin e “PES” në “Youtube”. Anglezi foli për derbin e fundjavës së kaluar, ku gjithçka u mbyll në paqe mes United e Cityt. Rio deklaroi se ishte një ndeshje e mërzitshme si dhe nuk mund t’i pranoj aspak ato veprime të lojtarëve pas ndeshjes.
“Brezi i ri është shumë më ndryshe nga ne dhe nuk mund të presim që ata të jenë të njëjtë me mënyrën se si ishim ne. Nuk mund të imagjinohej që ne të përqafonim apo puthnim ndonjë lojtar të City apo Liverpool, pasi rivaliteti ishte i çmendur.
Mua nuk më pëlqenin ata, nuk më pëlqente të rrija më shumë seç duhej në stadiumin e tyre, nuk donim të përplaseshim me asnjë tifoz të tyre gjatë javës. Vazhdoj të kem kontakte me Joleon Lescott, Vinny Kompany, Joe Hart, Gareth Barry, të cilët luanin për Manchester City në atë kohë.
Ne i jepnim vetëm dorën atëherë, por unë e kuptoj që ky brez është ndryshe. Ata me të vërtetë që mund të jenë shokë, por të paktën të mos përqafohen në derbi. Më kujtohet një situatë e Van Nistelrooy në një derbi që ne humbëm 3-1.
Ai kishte shkëmbyer një fanellë me një nga lojtarët e City dhe hyri në dhomat e zhveshje me atë veshur. Trajneri Fergusson u inatos dhe i kërkoi të mos ta përsëriste këtë veprim. Fotoja e Maguire duke u përqafuar? Duhet të jetë dikush që ti thotë që e ka gabim, por realisht nuk ka asnjeri që t’ia thotë. Ky është ndryshimi”, përfundon Ferdinand.