Tubimi sonte në Durrës nuk u shënua vetëm me incidente, por edhe me disa momente të veçanta, pasi në fund protestuesit përshëndetën efektivët, disa prej tyre i përqafuan, ndërsa nuk munguan edhe duartrokitjet.
Në fillim të protestës disa të rinj rrëzuan koshat e mbeturinave duke u vënë flakën, ndërsa u hodhën edhe kapsollë. Protestuesit mbanin në duar pankarta ndërsa bënë thirrje “Poshtë diktatura”./ db/Abcnews.al