Përqafime dhe lot gëzimi, momenti ku 21-vjecarja izraelite e marrë peng bashkohet me familjen e saj

schedule11:25 - 27 Nëntor, 2023

schedule 11:25 - 27 Nëntor, 2023

Momente gëzimi dhe lot në spitalin Soroka në Beersheba kur 21-vjeçarja Maya Regev, e rrëmbyer nga Hamasi në festivalin Supernova, u ribashkua me familjen e saj pas 50 ditësh.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, 21 vjeçarja shihet duke përqafuar prindërit e saj, të cilët shpërthejnë në lot.

Maya ishte ndër pengjet e para të marra nga Hamasi në festivalin muzikor. Me origjinë nga Herzliya, afër Tel Aviv, Maya dhe vëllai i saj Itai ishin kthyer në Izrael një ditë më parë pasi festuan ditëlindjen e nënës së tyre jashtë vendit.

Ajo u qëllua në këmbë teksa po fliste në telefon me të atin, i cili po përpiqej gjente fëmijët e tij.

“Babi, hajde këtu. Ata po më qëllojnë, po vdes”, i thaMaya babait të saj, Ilanit, në orën 8:58 të mëngjesit më 7 tetor.

“Jam e emocionuar që Maya po na bashkohet. Por zemra ime është copëtuar në dysh, sepse djali im Itai është ende në Gaza në robërinë e Hamasit.

Do të përqafoj kaq shumë Maya-n, por nuk do të ndalemi derisa Itai dhe të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi”, tha nëna e Maya-s, Mirit, kur vajza e saj u lirua.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!