N’Kufi/ Kufiri shqiptaro-shqiptar, u thye nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës

schedule18:47 - 15 Qershor, 2025

schedule 18:47 - 15 Qershor, 2025

Kufiri shqiptaro shqiptar u thye nga UCK në prill të vitit 1999. Këtu u zhvillua Beteja e Koshares, nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së).

Beteja u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ushtarët e UÇK-së arritën të merrnin bazën ushtarake serbe në Koshare dhe një numër zonash kufitare përreth. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Ky kompleks memorial u ndërtua në nderim të Betejës së Kosharës. Kompleksi përmban varrezat e dëshmorëve dhe të veteranëve, portën triumfale me 114 shtylla që simbolizojnë 114 dëshmorët, amfiteatrin, kazermën.

Padeshi është në kufi, në zonën e Tropojës. Artileria serbe goditi me mortaja pikat kufitare të Padeshit, Zogajt e Kamenicës.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve shqiptarë, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!