Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Policia njofton se 5 të arrestuarit kishin marrë një apartament me qira dhe e kishin përshtatur për përpunim, përdorim dhe shitje kokaine. Gjithashtu brenda apartamentit mbanin edhe armë zjarri pa leje.
Të arrestuarit janë: Jeton Velaj, 44 vjeç; Elvis Ymeri, 31 vjeç; Denis Dullaj, 36 vjeç; Arben Doniku, 51 vjeç dhe një 17 vjeçar. Në apartament u gjetën 1 pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.
Policia vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë grup kriminal./abcnews.al