Përplasjet te “5 Maji”, Rama: Banorët do vendosen në banesa me qira, derisa t’u bëjmë shtëpitë e tyre

schedule17:44 - 22 Shkurt, 2022

schedule 17:44 - 22 Shkurt, 2022

Në një replikë me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shembjet e finalizuara mëngjesin e sotëm në zonën e “5 Majit” në Tiranë ku u regjistrua edhe një episod përplasje mes banorëve dhe policisë.

Rama shprehet se ata do vendosen në shtëpi me qira të paguara nga shteti derisa të ndërtohen shtëpitë e tyre të reja.

“Po pse me mire te mos i benim qendrat e reja shendetesore dhe asfaltet qe s’u bene kurre, meqe eshte viti 2022 apo me mire t’i bejme?! Sa per ata banoret qe po u prishen banesat e kemi thene nja njeqind here qe do i lem neper shtepie me qera te paguar nga shteti derisa t’u ndertojme shtepite e reja”, shkruan Rama.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nisi sot një tjetër aksion në lagjen “5 Maj” në Tiranë duke hasur herët në mëngjes rezistencën e banorëve. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, ndërsa janë përplasur me forcat e policisë, të cilat ishin të shumta. Aksioni u shoqërua me britma dhe të qara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!