Përplasjet te “5 Maji”, Gledis Nano flet nga Vlora: Efektivët e lënduar, jashtë rrezikut për jetën

schedule12:16 - 22 Shkurt, 2022

schedule 12:16 - 22 Shkurt, 2022

Nga Vlora, drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano reagoi për përplasjet e ndodhura mëngjesin e sotëm te “5 Maji” në kryeqytet. Nano u shpreh se efektivët që janë lënduar kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk jemi këtu për “5 Majin” megjithatë punonjësit e policisë që janë lënduar në operacionin për prishjen e di objekteve kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ka edhe tre punonjës të policisë bashkiake që janë lënduar. Edhe ata janë jashtë rrezikut. Kanë marrë ndihmën mjekësore dhe kanë lënë spitalin”, u shpreh ai.

Nano foli edhe për testin e drogës në radhët e efektivëve të policisë. “Testi i drogës do të vazhdojë dhe sot kemi bërë një njoftim publik për këtë gjë”, theksoi ai.

Ndër të tjera Nano paralajmëroi se shumë shpejt do të goditen grupet kriminale duke hedhur poshtë që situata të jetë jashtë kontrollit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!