Përplasjet për “Shtëpinë e Verdhë”, Basha 5 pyetje Ramës: Të sëmurët dergjen në ambulanca

schedule16:20 - 8 Nëntor, 2020

schedule 16:20 - 8 Nëntor, 2020

Prej paradites vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha. Kreu i qeverisë e akuzon për “Shtëpinë e Verdhë” ndërsa kryedemokrati i kërkon shpjegime për situatë ku ndodhet vendi nga koronavirusi dhe të sëmurët dergjen në ambulanca. Në fund të replikës së radhës, Lulzim Basha thotë se do të fitojë zgjedhjet dhe shërojë plagët e vendit.

Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve:Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd? Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore? 

Pse e ke shkatërruar ekonominë? Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE? Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama.Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai” shkruan Basha (Lexo ketu replikat e plota). /db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!