Përplasjet në Nagorno-Karabakh, Pompeo fajëson Turqinë për ndezjen e konfliktit

schedule09:41 - 17 Tetor, 2020

schedule 09:41 - 17 Tetor, 2020

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo ka deklaruar se përfshirja e Turqisë në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë ka rritur edhe më tepër rrezikun në rajon, duke  bërë thirrje që konflikti  të zgjidhet përmes diplomacisë.

Rreth 30.000 njerëz janë vrarë në shpërthimin më vdekjeprurës të konfliktit që nga lufta në 1990.

Nagorno-Karabakh është  pjesë e Azerbajxhanit sipas ligjit ndërkombëtar, por është i populluar dhe qeveriset nga armenët etnikë. Përplasjet kanë ngritur shqetësime se mund të ketë një përplasje  mes Turqisë dhe Rusisë, të cilët  mbështesin palët kundërshtare në konfliktet në Siri dhe Libi.

Duke kundërshtuar kritikat nga aleatët e NATO-s, Turqia ka akuzuar Armeninë për pushtimin e  Azerbajxhanit dhe u zotua se do të mbështesë  këtë të fundit. Ankaraja i ka bërë thirrje vazhdimisht Grupit të Minskut, që të nxisë Armeninë të tërhiqet nga rajoni.

“Turiqa  ka ndërhyrë dhe i ka dhënë armë  Azerbajxhanit, duke rritur rrezikun, dhe duke  ndezur më shumë konfliktin në këtë luftë historike,” tha Pompeo në një intervistë.

“Zgjidhja e këtij konflikti duhet të bëhet përmes negociatave dhe diskutimeve paqësore, jo përmes konfliktit të armatosur, dhe sigurisht jo me vendet e palëve të treta, tha Pompeo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!