Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin deklaroi se do të nisë një hetim për përplasjet që shpërthyen në orët e vona të së hënës, pasi policia largoi një grup të ri emigrantësh në Sheshin Republika në Paris, duke shtuar se imazhet e përplasjeve ishin “tronditëse”.
Njerëzit postuan foto dhe video në mediat sociale të policisë që godiste protestuesit.
“Disa nga imazhet e shpërndarjes së kampit të paligjshëm të emigrantëve në Sheshin Republika janë tronditëse,” shkroi Darmanin në Twitter në orët e para të së martës, duke shtuar se ai po kërkonte një raport të plotë për incidentin.
Ndërkohë një javë më parë, policia kishte larguar një grup më të madh, të paligjshëm të emigrantëve pranë stadiumit kombëtar francez të sporteve.
Franca u është bashkuar shteteve të tjera europiane, si Italia dhe Britania, në qëndrimin e ashpër ndaj emigrantëve, që kur shpërthimi i konfliktit në Siri në 2011 shkaktoi një krizë emigrantësh në të gjithë Europën.
Sondazhet e opinioneve tregojnë se votuesit janë të shqetësuar për çështjen e emigracionit, që nga ana tjetër ka nxitur mbështetjen për udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila ka të ngjarë të jetë kundërshtarja kryesore i presidentit Emmanuel Macron në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2022./abcnews.al