Përplasjet Izrael-Palestinë, OKB mbledh Këshillin e Sigurisë

schedule13:36 - 16 Maj, 2021

schedule 13:36 - 16 Maj, 2021

Këshilli i Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet pasditen e së dielës për të diskutuar rreth konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Përplasjet mes dy palëve janë më të ashprat që nga viti 2014 por përpjekjet për një rezolutë diplomatike janë të komplikuara nga statusi i Hamasit. Grupi militant islamik, i cili administron Rripin e Gazës, është cilësuar si një grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe fuqitë e tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres deklaroi dje se ka mbetur i tronditur nga numri i viktimave në Gaza dhe se është “thellësisht i shqetësuar” nga sulmi i Izraelit në ndërtesën shumëkatëshe që strehonte organizatat e mediave të huaja.

Në një deklaratë, OKB kujtoi të gjitha palët se “çdo shënjestër pa kriter e strukturave civile dhe mediatike shkel ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmanget me çdo kusht”. sb/abcnews.al/