Përplasje te Gjykata e Shkodrës, tre të arrestuar

schedule09:52 - 6 Gusht, 2020

schedule 09:52 - 6 Gusht, 2020

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme tre persona për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mësohet se ata kanë kundërshtuar një policë, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona.

Si pasojë, ata kanë rënë në pranga dhe janë shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan punonjësin e Policisë për të hyrë në Gjykatë, arrestohen 3 shtetas.

Strukturat e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, arrestuan shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./abcnews.al