Përplasje SHBA-Kinë për raketën, NASA: Pekini, i papërgjegjshëm

schedule18:51 - 9 Maj, 2021

schedule 18:51 - 9 Maj, 2021

Një vatër e re polemikash midis Uashingtonit dhe Pekinit është hapur pas lëshimit të raketës kineze më 29 prill, e cila doli jashtë kontrollit dhe ra të dielën në mëngjes në Oqeanin Indian.

Prej ditësh, i gjithë globi ishte në ankth për rënien e raketës. Ndërkohë, agjencia hapësinore amerikane fajëson sjelljen e papërgjegjshme të Kinës, duke e cilësuar në kundërshtim me rregullat e sigurisë.

Zëdhënësi i NASA-s dhe ish-senatori Bill Nelson fajësoi Kinën për mungesë transparence, shkruan abcnews.al.

“Kombet që bëjnë teste hapësinore duhet të minimizojnë rreziqet dhe të maksimizojnë transparencën,” tha ai.

“Është e qartë se Kina nuk mund të sigurojë informacion të besueshëm mbi rrënojat e raketës,” shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se ishte e nevojshme që Kina dhe të gjitha kombet që punojnë në hapësirë ​​të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë në mënyrë që testet e ardhshme hapësinore të mund të kryhen në mënyrë të sigurt. g.v/abcnews.al